Veçoritë

Të gjitha veçoritë e Praxflow

Sot në Local, së shpejti në Cloud

Praxflow Local dhe Praxflow Cloud janë i njëjti program. Çdo veçori në këtë faqe është sot në Praxflow Local dhe do të jetë e njëjtë në Praxflow Cloud, që vjen së shpejti.

MAKSILAMANDIBULA← DJATHTAS I PACIENTITMAJTAS I PACIENTIT →11–18 Klinika21–28 Rrjedha41–48 Administrimi31–38 Financat

Kaloni mbi një dhëmb ose zgjidhni një kuadrant. Shenjat janë si në aplikacion: karies në 16, procedurë e kryer në 26, implant i planifikuar në 36.

11–18Kuadranti 1 · Klinika

Një kartelë që duket si dhëmbët.

Ilustrime anatomike sipas shënimit FDI. Zgjidhni një dhëmb ose një sipërfaqe për të regjistruar një gjetje ose një procedurë.

  1. DenticioniDhëmbët e përhershëm (11–48), të qumështit (51–85) ose denticioni i përzier.
  2. Gjetja në dhëmb dhe sipërfaqeKariesi aktiv shënohet vetëm në sipërfaqen e prekur. Çdo regjistrim e bën dentisti; sistemi nuk jep diagnoza.
  3. E kryer dhe e planifikuarProcedura e kryer merr shenjën ✓. Dhëmbi që mungon dhe implanti i planifikuar shfaqen në kartelë dhe në planin e trajtimit.
12

Menaxhimi i pacientëveÇdo pacient në një kartelë

Të dhënat personale dhe të kontaktit, anamneza, trajtimi, terminet, financat, dokumentet dhe fotot, në skedat e së njëjtës kartelë.

  • Paralajmërimi për alergji në krye të kartelës
  • Përmbledhja klinike mbi çdo skedë
  • Kërkim i pacientëve nga çdo ekran
13

Anamneza dhe alergjitëHistoria mjekësore, gjithmonë para syve

Anamnezë e strukturuar dhe e versionuar, me alergjitë dhe terapinë aktuale të dukshme para çdo trajtimi.

  • Pyetje sipas sistemeve, nga kardiovaskulare te endokrine
  • Versionet e mëparshme ruhen dhe mund të shihen
  • Shikim dhe printim i anamnezës
14

Odontogrami anatomikNjë kartelë që duket si dhëmbët

Ilustrime anatomike sipas shënimit FDI. Gjetjet dhe procedurat regjistrohen në dhëmb dhe në sipërfaqe.

  • Dhëmbë të përhershëm, të qumështit ose denticion i përzier
  • Gjetje në nivel sipërfaqeje
  • Çdo regjistrim e bën dentisti; sistemi nuk jep diagnoza
15

Plani i trajtimitNga propozimi te procedura e kryer

Çdo procedurë ka dhëmbët, dentistin përgjegjës, çmimin dhe statusin. E kryera krijon vetë zërin e saj financiar.

  • Procedura nga odontogrami ose nga lista e çmimeve
  • E pranuar, e filluar ose e kryer
  • Ndryshimet e çmimit dhe anulimet ruhen në historinë e planit
16

Menaxhimi i termineveJava e organizuar, pa rezervime të dyfishta

Kalendar për çdo dentist, me kërkim dhe filtra. Orari i zënë i një dentisti nuk mund të rezervohet dy herë.

  • Pamje ditore, javore dhe mujore
  • Filtra sipas dentistit dhe statusit
  • Seanca niset drejtpërdrejt nga termini
17

Raportet mjekësoreDokumente gati për printim

Raporte mjekësore, vërtetime për pushim mjekësor dhe receta, të lëshuara nga kartela e pacientit.

  • Numërim i veçantë për çdo lloj dokumenti
  • Në shqip ose në anglisht
  • Shikim, printim dhe shkarkim
21–28Kuadranti 2 · Rrjedha

Një vizitë. Nga termini te pagesa.

Gjashtë hapa, një rrjedhë e vetme. Çdo hap merr informacionin nga i mëparshmi, ndaj asgjë nuk shkruhet dy herë.

  1. 21

    Termini

    Termini caktohet në kalendar. Orari i zënë i dentistit nuk mund të rezervohet dy herë.

    Termin në kalendar
  2. 22

    Anamneza

    Historia mjekësore dhe alergjitë përditësohen dhe shfaqen në krye të kartelës.

    Alergjitë të dukshme
  3. 23

    Seanca

    Dentisti e nis seancën nga termini i sotëm; kartela hapet në skedën Trajtimi.

    Kartela gati
  4. 24

    Odontogrami dhe plani

    Gjetjet regjistrohen në dhëmb dhe sipërfaqe; procedurat e planifikuara hyjnë në planin e trajtimit.

    Procedura në plan
  5. 25

    Procedura e kryer

    Procedura shënohet e kryer dhe kalon te trajtimet e realizuara.

    Zëri financiar
  6. 26

    Fatura dhe pagesa

    Fatura lëshohet, pagesa regjistrohet dhe borxhi përditësohet. Mbyllja e seancës e shënon terminin të kryer.

    Borxhi i saktë

Procedura e kryer krijon vetë zërin e saj financiar.

Kur dentisti e shënon një procedurë të kryer, zëri financiar krijohet nga vetë procedura. Askush nuk e rishkruan procedurën për faturim, ndaj ajo që është bërë në karrige dhe ajo që faturohet mbeten të njëjta.

  1. Statusi dhe veprimetE pranuar, e filluar ose e kryer. Ndryshimet e çmimit dhe anulimet ruhen në historinë e planit.
  2. Trajtimet e realizuaraProcedura e kryer kalon te trajtimet e realizuara, me zërin e saj financiar.
31–38Kuadranti 3 · Financat

Çdo pagesë, e dokumentuar.

Fatura me numërim të vazhdueshëm, pagesa të plota ose të pjesshme dhe borxhi i papaguar për çdo pacient.

32

Raportet financiareShifra që mund t’i shpjegoni

Të faturuara, të njohura dhe të arkëtuara, shpenzimet dhe borxhet për çdo periudhë, secila me bazën e saj të llogaritjes.

33

Faturat dhe pagesatFaturat e lëshuara nuk ndryshohen

Statusi dhe mënyra e pagesës për çdo faturë. Korrigjimi bëhet me stornim.

34

Materialet dhe skadencaAsnjë material i skaduar në raft

Prodhuesi, LOT-i, sasia dhe data e skadimit, me njoftim 7 ditë para se të skadojnë.

35

PrintimiA4, A5 ose letër termike

Formati zgjidhet për çdo lloj dokumenti. Faturat mund të printohen edhe në format termik 80 ose 58 mm, me logon dhe kontaktet e klinikës.

Shembull me të dhëna demonstruese. Kuponi fiskal lëshohet nga arka fiskale e klinikës.

41–48Kuadranti 4 · Administrimi

Administrimi dhe siguria në program

Kush hyn, çfarë sheh dhe çfarë mbetet e gjurmueshme. E njëjta logjikë në Local dhe në Cloud.

41

Përdoruesit dhe roletSecili sheh atë që i duhet

Çdo anëtar i stafit ka llogarinë e vet, me leje sipas rolit: administrator, dentist ose recepsion.

  • Recepsioni nuk lexon anamnezën dhe shënimet klinike
  • Administratori nuk lexon të dhënat klinike
  • Kyçje automatike pas mosaktivitetit
42

HyrjaLlogari personale për çdo anëtar të stafit

Fjalëkalimet ruhen si hash Argon2id. Pas pesë tentativave të gabuara hyrja bllokohet për 15 minuta.

  • Kod rikthimi për administratorin, i shfaqur një herë të vetme
  • Ekrani i kyçjes mbulon të dhënat derisa të rifutet fjalëkalimi
43

Ditari i auditimitAsgjë nuk zhduket pa gjurmë

Faturat e lëshuara, pagesat dhe regjistrimet klinike të finalizuara nuk ndryshohen. Korrigjimet ruhen me autor, kohë dhe arsye.

  • Të anuluarat mbeten në bazë dhe në auditim
  • Ndryshimi i dentistit pas përfundimit vetëm me autorizim dhe arsye
  • Fshirja e përhershme vetëm nga administratori, me arsye dhe fjalëkalim
44

Kopjet rezervëKopje të enkriptuara, rikthim i kontrolluar

Kopjet rezervë enkriptohen me AES-256-GCM dhe verifikohen pas krijimit. Para çdo rikthimi krijohet automatikisht një kopje e gjendjes aktuale.

  • Kujtesë kur kopja mungon ose është më e vjetër se 7 ditë
  • Rikthimi kontrollohet plotësisht para se të zëvendësojë të dhënat
  • Kontrolli i integritetit të bazës së të dhënave
45

CilësimetProgrami sipas klinikës suaj

Emri, logoja dhe koka e klinikës, lista e çmimeve, ngjyrat e odontogramit dhe formati i printimit për çdo lloj dokumenti.

  • Emri i klinikës edhe në ekranin e hyrjes
  • Koka dhe logoja e klinikës në printime
  • Formati i printimit i ruajtur për çdo dokument

Praxflow nuk mban certifikime sigurie dhe nuk pretendon përputhshmëri ligjore apo fiskale. Detyrimet për mbrojtjen e të dhënave dhe fiskalizimin i verifikon klinika me juristin dhe kontabilistin e saj.

Lista e plotë

Çdo veçori, e grupuar.

Gjithçka që përmban versioni aktual i Praxflow. Ajo që ende nuk është gati shënohet më poshtë, te Statusi.

01

Pacientët

  • Regjistrim dhe kërkim sipas emrit, numrit të pacientit ose telefonit
  • Lista me filtra dhe faqosje
  • Paralajmërim për pacientë të mundshëm të dyfishtë gjatë regjistrimit
  • Kartelë me skeda: të dhënat, anamneza, trajtimi, terminet, financat, dokumentet
  • Paralajmërimi për alergji dhe përmbledhja klinike në krye të kartelës
  • Dokumente dhe foto të bashkëngjitura në kartelë
  • Pëlqimet e pacientit, të printueshme
  • Kartelë pacienti e printueshme
02

Anamneza dhe shënimet klinike

  • Anamneza Morbi, Familjare dhe e Jetës, jetesa dhe zakonet, shqetësime të tjera
  • E versionuar: çdo ndryshim ruhet me datën dhe përdoruesin
  • Alergjitë dhe terapia aktuale, të dukshme para çdo trajtimi
  • Shikim, printim dhe PDF i anamnezës
  • Shënime klinike, gjetje, diagnoza dhe procedura, nga drafti te finali
  • Diagnoza me kode ICD-10
  • Korrigjimet ruhen si version i ri
03

Odontogrami

  • Ilustrime anatomike sipas FDI, 11–48 dhe 51–85, me kurorë, rrënjë dhe pamje okluzale
  • Dhëmbë të përhershëm, të qumështit ose denticion i përzier
  • Gjetje dhe procedura në dhëmb dhe në sipërfaqe
  • Gjendje, të planifikuara dhe të kryera me ngjyrë, motiv dhe simbol
  • Ngjyra të konfigurueshme
  • Urat dentare, hap pas hapi, me pontikët
  • Aparati ortodontik fiks: metalik, qeramik ose lingual
  • Trajtime endodontike: devitalizim ose medikament
  • Kërkesat estetike të pacientit, të dokumentuara si gjetje
  • Historia e çdo dhëmbi dhe korrigjime të gjurmueshme
04

Plani i trajtimit dhe seanca

  • Shumë procedura në një plan, me dhëmbët, dentistin përgjegjës dhe çmimin
  • Procedura nga odontogrami ose nga lista e çmimeve
  • Statuset: e propozuar, e pranuar, e filluar, e kryer
  • Ndryshimet e çmimit dhe anulimet në historinë e planit
  • Seanca e sotme nis nga termini dhe mbyllet me përmbledhje dhe pagesë
  • Procedura e kryer krijon vetë zërin financiar
  • Printim i planit me pëlqimin e pacientit
05

Terminet

  • Kalendar ditor, javor dhe mujor
  • Kalendar për çdo dentist, me filtra sipas dentistit dhe statusit
  • Orari i zënë i një dentisti nuk rezervohet dy herë
  • Statuset: i planifikuar, i konfirmuar, i kryer, i anuluar, mosparaqitje
  • Historia e ndryshimeve për çdo termin
  • Terminet e kaluara mbyllen nga detyrat e ditës
  • Sinkronizim me Google Calendar, opsional për çdo dentist: vetëm ora, emri dhe adresa e klinikës, pa emrin e pacientit ose të dhëna klinike
06

Faturat dhe pagesat

  • Fatura nga drafti te lëshimi, me numër unik dhe të vazhdueshëm
  • Zbritje dhe tatim i konfigurueshëm
  • Pagesa të plota ose të pjesshme dhe paradhënie
  • Stornime, anulime dhe fatura korrigjuese
  • Borxhi i papaguar dhe pasqyra financiare e pacientit
  • Faturat e lëshuara nuk ndryshohen
07

Shpenzimet dhe shërbimet

  • Shpenzimet sipas kategorisë dhe furnitorit
  • Fatura blerjeje të bashkëngjitura
  • Lista e çmimeve të shërbimeve në euro, e ndryshueshme
08

Raportet dhe analitika

  • Të ardhurat ditore, mujore dhe vjetore
  • Arkëtimet, borxhet dhe shpenzimet
  • Procedurat, pacientët e rinj, anulimet dhe mosparaqitjet
  • Rezultati operativ, me bazën e llogaritjes për çdo shifër
  • Eksport në CSV dhe printim
  • Analitika e biznesit me tabela pivot
  • Përmbledhja mujore në panel
  • Dentisti sheh vetëm të dhënat e veta
09

Dokumentet dhe printimi

  • Raporte mjekësore, vërtetime për pushim mjekësor dhe receta
  • Numërim i veçantë për çdo lloj dokumenti
  • Në shqip ose në anglisht
  • Format A4, A5 ose letër termike 80 dhe 58 mm, sipas llojit të dokumentit
  • Koka dhe logoja e klinikës në printime
  • Shikim, printim dhe shkarkim
10

Materialet

  • Inventari me prodhuesin, LOT-in, sasinë dhe datën e skadimit
  • Statusi i skadimit për çdo artikull
  • Njoftim 7 ditë para skadimit
11

Puna e përditshme

  • Paneli sipas rolit: terminet e ditës, arkëtimet, borxhet, pacientët e rinj
  • Detyrat e ditës: termine të pambyllura, materiale që skadojnë, kopje rezervë që mungon
  • Kërkim global me Ctrl+K: ekranet, pacientët dhe faturat
  • Njoftime për skadencën e materialeve
Local dhe Cloud

I njëjti program, dy mënyra për ta përdorur.

Veçoritë janë të njëjta. Zgjidhni ku të ruhen të dhënat dhe nga ku të punoni.

  • Praxflow Local

    Në dispozicion

    Të dhënat në kompjuterin ose serverin e klinikës. Punon edhe pa internet; kompjuterët dhe telefonat e klinikës lidhen përmes rrjetit lokal.

    Shiko Praxflow Local
  • Praxflow Cloud

    Vjen së shpejti

    Vjen së shpejti. Versioni online, pa server në klinikë: do të hyni përmes internetit, me përdorues pa limit për klinikë.

    Shiko Praxflow Cloud
Statusi

Ende jo pjesë e programit

I shënojmë qartë, që të dini çfarë merrni sot.

Në përgatitje

Fiskalizimi ATK

Lidhja me arkën fiskale dhe me sistemin e ATK-së është në përgatitje; softueri nuk është i certifikuar nga ATK-ja. Sot kuponi fiskal lëshohet nga arka fiskale e klinikës.

Nuk ofrohet sot

Kujtesat me SMS dhe e-mail

Programi nuk u dërgon mesazhe pacientëve.

Zgjidhni cilat kategori lejoni. Zgjedhjen mund ta ndryshoni në çdo kohë nga lidhja “Cilësimet e cookies” në fund të faqes. Politika e Cookies